E Diel, 1 Nëntor 2026

Romet e Kosoves nuk jane te diskriminuar si dikur por jane ende te varfer

Nje shtepi e vogel me tulla balte te pjekur ka qene vendbanimi i Mevlyde Murtishit rome nga Mitrovica deri ne shperthimin e luftes ne Kosove. Nji shpi me qerpiq me nje dhome pa banje e pa kurrgja. Uje merrsha neper hallk se nuk kom pas. E nxejsha nkazan e u lajshim mkorite. Cka me ba mbledh krahet Mevldyja tek lan rrobat para shtepise se ndertuar nga donacionet e BE-se.

E lindur para 60 vjetesh e martuar ne moshen 15 vjecare dhe e bere nene ne 17 vjec Mevldyja jetoi ne kete kasolle pa oborr as pa nje fryme te vetme bagetie me te gjashte femijet dhe bashkeshortin e saj hamall. Toke Jo pasha Zotin as toke as lope as pule as dhi as kurrgja. Kom rrnu qashtuqysh kane rrnu tetane Mka punu burri me samara e me ato pare qe i binte bajshim idare. Po valla. Tetane na shajshin e na pshtyshin rrefen kjo e moshuar rome.

Bildunterschrift Mevlyde Murtishi rrefen jeten e saj

Diskriminimi ndaj romeve ka qene pjese e perditshmerise

Nje ndjenje te tille Vlora 30 vjec nga komuna e Decanit e njeh mire nga rrefimet e se emes. Nana jeme p.sh. nkofte kone nrend e para me marr dicka kane thone Jo kjo le tlargohet se osht gabelice. Na duhet me marr perpara e kjo le tmerr cka tmbet. Nese si pritet le tshkoje nshpi tvet. E fyeme e e poshtnume gjithqysh. Tash ka ardhe kohe tjeter. Kurgja seshte ma si dikur mendon Vlora e cila e quan veten me fat qe jeton ne nje kohe tjeter. Toke skam pas por komuna ma ka mundesu me jetu ne objekt social ne banese 37 kuadrateshe. Rrnoj me ndihme social por kam perkrahje shume prej shqitpareve. Asnje dallim nuk e kam se jam rome. Tash si rom ashkalinj egjiptas boshnjake serb e shqiptare te gjithe jemi te barabarte.

Ne krahasim me te kaluaren jeta e komunitetit rom ne Kosove eshte permiresuar dukshem. Angazhimi qeveritar por edhe perkrahja e fuqishme e donatoreve nderkombetare po bejne qe ne Kosove te mbyllen qendrat kolektive ku kane qene te perqendruar keto komunitete. Ne kuader te sistemimit neper vendbanime te reja ofrohen edhe trajnime te ndryshme programe keshillimi dhe arsimimi si dhe mundesi per vetpunesim. Kjo kontribuon dukshem ne riintegrimin e plote te komunitetit ne shoqeri.

Por ende ka familje te pastreha dhe familje te zhvendosura brenda e jashte vendit fenomen ky qe prek edhe familje te komuniteteve te tjera ne Kosove. Haxhi Zulfi Merxha kryetar i Partise se Romeve te Kosoves thote se komuniteti me i prekur nga zhvendosjet eshte komuniteti rom numri i te cilit sipas tij me pare ishte rreth 130 mije.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varferia shoqeron jeten rome

Varferia dhe diskriminimi shkaktuan shpernguljen e romeve

Haxhi Zulfi Merxha kujton jetesen e romeve ne kohen e Tito-s ne vitet 80-te. Atehere te 130 mije romet ne territorin e Kosovesnuk kishin ndonje funksion kyc ne shoqeri por te gjithe kane qene ne marredhenie pune dhe jetonin mire mendon kryetari i Partise rome. Atebote ne ishim te njohur edhe si bashkesi etnike kishim shkollen ne gjuhen rome kemi pasur televizionin dhe radion 24 ore. Por me ardhjen ne krye te Partise Socialiste te Serbise me ne krye Milloshevicin te cilit nuk i interesoi askush tjeter pervec popullit serb filloi renia e romeve te cilet filluan ta leshonin Kosoven kush si kishte mundesi.

Shperthimi i luftes ne Kosove ishte nje goditje tjeter ne standardin e jetes edhe ashtu te varfer te romeve ne Kosove. Ndersa marshimi forcave te NATO-s ne Kosove dhe kthimi i popullates pas debimit solli nje vale te re shpernguljesh e debimesh per romet te cilet nga komunitetet e tjera joserbe akuzoheshin per bashkepunim me forcat policore dhe paramilitare serbe.

Nuk ka nje shifer te sakte per numrin e romeve te vrare te shperngulur e as te perndjekur por nje e vertete mbetet e palekundshme. Edhe 12 vjet pas luftes numri i dikurshem i romeve nuk eshte plotesuar thote Haxhi Zulfi Merxha. Aktualisht numri i romeve ne Kosove llogaritet ne 30 mije vete. Merxha thote se romet kane veshtiresi te jetojne kulturen e tyre.

Prej programit televiziv 24 ore i kemi vetem 40 minuta ne jave dhe nje radio e cila degjohet vetem brenda qytetit. Kemi liri te levizjes dhe siguri por nuk kemi punesim. P.sh. edhe pse ne komunen e Prizrenit jetojne 5500 rom asnjeri prej tyre nuk punon. Kete nuk e them per komunat e tjera gjithsesi. Ndersa sa i perket jetes politike kemi nje vend te garantuar ne parlament e ne rast se fitojme me shume vota mund te kemi edhe me shume.

Bildunterschrift Nje vajze rome shkon ne shkolle

Qeveria e re shprese per ndryshime

Arsimi i femijeve rom eshte nje problem shtese i ketij komuniteti. Strategjia per Arsimin Parauniversitar 2007-2017 do duhej te krijonte mundesi mesimi me aktiv per komunitetet femijet e te cileve shkollohen ne gjuhen joamtare varesisht nga vendi ku jetojne. Mirepo romet edhe me tej i percjell nje problem i tille.Mirepo deri me tani ne nuk kemi shkolla ne gjuhen tone dhe secili femije meson si i vjen me lehte. Disa mesojne ne turqisht disa ne shqip disa te tjere ne boshnjakisht ndersa te tjere mesojne ne gjuhen serbokroate dhe ate me planprogram te Serbise thote kryetari Haxhi Zylfi Merxha.

Per kryetarin e partise se romeve te Kosoves ka nje shprese. Qeveria e re Me formimin e qeverise se re do te mirren parasysh me seriozisht problemet e pakicave dhe do te permiresohen gabimet e se kaluares qe nje here e pergjithmone pakicat ne Kosove te gezojne te drejtat qe ju takojne.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›