Countryman do të vizitojë nesër Kosovën
Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 22:28
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman do të arrijë nesër për një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin në largim Hashim Thaçi.
Diplomati amerikan të enjten ka qëndruar në Shkup, ku me zyrtarë të shtetit maqedonas ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, gjyqësorin, lirinë e mediave dhe dialogun politik.
Dje Countryman ishte për vizitë në Tiranë, ku nga spektri politik shqiptar kërkoi që kriza politike të zgjidhet përmes dialogut.
Ndryshe, Countryman dje kishte shtyrë vizitën në Kosovë, për shkak të vonesave të fluturimeve.