Kosova, sfidë për Evropën

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 22:31
Çështjet e pazgjidhura lidhur me Kosovën, përfshi dhe statusin e zonave me shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten sfidë për stabilitetin në Evropë.
Deklarata është bërë nga James R. Clapper, drejtor i Zbulimit Kombëtartë SHBA-ve, për një nga komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.
Clapper thekson se një numër çështjesh në Ballkan janë "burim tensioni që kërkojnë përfshirjen e perëndimit si në rrafshin diplomatik dhe në atë të sigurisë".
Dëshmia e Clapper përmend dhe përpjekjet e Beogradit për të rihapur çështjen e statusit si dhe dobësinë e Prishtinës në sundimin e ligjit dhe shkallën e demokracisë.
Të njëjtat burime nënvizojnë se "retorika serbe rreth shkëputjes nga Bosnja do vazhdojë të nxisë pasionet" në rajon. (REL)