Countryman s’vjen në Kosovë

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 12:10
Me gjithë paralajmërimet se në Kosovë të mërkurën arrin ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Azinë, Thomas Countryman, vizita e tij për sot është anuluar.
Countryman ka qëndruar të martën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën.
Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. (Rel)