E Shtunë, 31 Tetor 2026

Countryman takim me kreun e PS-së, për krizën politike

Diplomati amerikan Thomas Countryman po mban një takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Takimi po zhvillohet në ambientet e selise roze. Takimi me Ramën vjen pas takimit që Contryman zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha.
 

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Tomas Contryman po mban takime intensive me zyrtarët më të lartë të shtetit për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës politike ku ndodhet vendi.

Kjo është hera e tretë brenda vitit që Countryman viziton Shqipërinë. Vizita e tij ndodh në të njëjtën ditë kur pozita dhe opozita nuk arritën të nënshkruanin një marrëveshje të përbashkët për garantimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›