Countryman:SHBA-të, mbështesin pavarësinë e Kosovës

"SHBA-të e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës".
Kjo ka qënë deklarata e zv.ndihmës sekretarit amerikan te Shtetit, Thomas Countryman, gjatë takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GDN) për Kosovën, duke mbajtur njëkohësisht një qëndrim të prerë për Kosovën.
Countryman ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për avokat nga ana e SHBA-së, por do të jetë në gjëndje që në dialog t’i mbrojë vetë interesat e saj.
Ndërkaq, Countryman ka thënë se shpreson se partitë politike në Kosovë, do të mund të arrijnë kompromis dhe të formohet qeveria deri javën e ardhshme.