E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i ri Halili hedh syte jashte kufijve

Pasuesi i Nevil Dedes mund te jete nje trajner i huaj. Dede u shkarkua te dielen nga Tirana per mosarritje rezultatesh

Pas largimit te Sulejman Staroves e Nevil Dedes ekipi i Tiranes do te njohe sot ne mesdite teknikun e trete te ketij sezoni. Edhe pse nga nisja e kampionatit jane zhvilluar vetem 19 takime drejtuesit e bardhebluve kane shkarkuar dy trajnere deri me tani.

Perseri trajner i huaj

Edhe pse ne oret e para te dites se djeshme u fol shume se zevendesuesi i Nevil Dedes do te ishte Shpetim Duro duket se gjithcka ka qene ne kuader te thashethemeve. Ne oret e vona te mbremjes se dites se djeshme burime prane klubit bardheblu bene me dije se presidenti i Tiranes Refik Halili po mendon per nje trajner te huaj. Keshtu duket si nje deacutejagrave vu duke qene se Halili edhe me pare ka preferuar qe te vendose ne krye te Tiranes teknike te huaj. Mendohet se sot ne mesdite numri nje i bardhebluve do te zyrtarizoje zevendesin e Bakes Miashan. Ky i fundit ka qene nje nder asistentet e Blaze Slickovicit teknikut te Tiranes ne sezonin 2007-2008.

Te huajt tek Tirana

Tek Tirana ne dhjete vitet e fundit mund te thuhet se tekniket e huaj kane qene ne mode. Pervec Loncarevicit qe bardheblute e shkarkuan vjet Tirana ka pare ne drejtimin e saj edhe kater trajnere te huaj si hungarezi Miklosh Temeshvari 2000-2001 boshnjaku Enver Haxhiabdic 2002-2003 italianin Leonardo Menikini 2005 dhe kroato-boshnjakun Blazh Slickovic. Pervec faktit se kane drejtuar skuadren me te pasur ne Shqiperi te kater trajneret e huaj te meparshem i bashkon edhe nje statistike e dhimbshme asnje nga ata nuk arriti te perfundonte sezonin duke u larguar per shkaqe qe lidhen me rezultatet jo fort te mira. Hungarezi Miklos Temeshvari 2000-2001 u largua pas 8 muajsh. Te njejtin fat pesoi me pas edhe profesori boshnjak Enver Haxhiabdic 2002-2003 qe rezistoi tek bardheblute vetem 5 muaj.

Trofete e fituara nga te huajt

Ne sezonin 2005-2006 italiani Leonardo Menikini la Tiranen pas 4 muajsh. Edhe Blaz Slickovic dha doreheqjen por ne javen e 14-te pas nje barazimi te dhimbshem me Partizanin 2-2. Temeshvari fitoi Superkupen 2001 Haxhiabdic fitoi kupen e gazetes Sport ekspres ndersa Blaz Slickovic fitoi trofeun nderkombetar Taci Oil Albania Reads perballe Milanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›