Courtney Cox, martesa e con tek psikologu

Protagonistja e “Friends” kerkon me cdo kusht te mbaje ne jete martesen me kolegun David Arquette, me te cilin ka lidhur kurore qe ne vitin 1999 dhe me cilin ka lindur nje vajze.
“Dua t’u mbyll gojen gjithe zerave qe flasin per divorc. Une mendoj se martesa eshte e perjetshme derisa vendosim te lidhim kurore”, thote Cox ne nje interviste dhene per tabloidin “Daily Mail”.
Me tej, ajo ka zbuluar se prej disa kohesh po ndjek terapine tek nje psikolog. “Si mund te jemi te sigurt se nje dite nuk do shkojme drejt divorcit? Ngelem e shokuar kur degjoj se disa njerez divorcohen disa here dhe prandaj kam vendosur te punoj me kete gje”, shton aktorja amerikane, e cila kerkon te levize te gjithe guret per te shpetuar martesen 9 vjecare.
“Terapia me ndihmon mua dhe David pasi martesa kerkon perkushtim. Nuk e di cfare me ka rezervuar e ardhmja, por nuk dua qe divorci te jete nje skenar i mundshem”, perfundon Cox, e cila, mesa duket nuk kerkon te kete te njejtin fund qe shoqja e saj, Jennifer Aniston pati me Bred Pitt dhe tani eshte krejt e vetme.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code