Çelet ekspozita "Onufri"
Ashtu sikurse çdo vit, ekpozita Onufri do të hapë dyert e Galerisë së Arteve për kompeticionin më të rëndësishëm pamor. Nën kurimin e kuratorit të famshëm italian Richardo Caldura, ai ka zgjedhur një nga vargjet shumë të famshëm të Gëtes, por që për këtë realitet vjen e ndryshuar. "A e dini vendin e paradokseve" është dhe titulli, të cilën kuratori e ka zjedhur me shumë kujdes dhe dukes se këtë herë ka qëlluar në shenjë, përsa i përket realitetit shqiptar. Ky edicion i Onufrit vjen si një paraqitje e skenës më emergjente të artit shqiptar dhe kuratori është fokusuar në një numër të vogël artistësh, por të prezantuar në mënyrë të zgjeruar në ekspozitë. Artistët pjesëmarrës do të jenë : Idlir Koka, Eltjon Valle, Elsa Martini, DritanHyska, Alban Hajdinaj, Heldi Pema, Orion Shima, Pleurat Xhafa, DriantZeneli, Gentian Shkurti, Yllka Gjollesha, Shpëtim Kërçova dhe Fani Zguro.Artisti i huaj që do të jetë i ftuar është Bert Theis nga Luksenburgu i cili dotë sjellë në Tiranë një projekt që e ka prezantuar në mjaft muze prestigjozë
të Evropës. Juria e Çmimit Onufri do të jetë e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të arteve pamore.Ashtu si çdo vit tjetër Galeria Kombëtare do të japë çmimin Onufri ceremoniae të cilit do të mbahet në Tiranë në 14 -Janar 2009 në Galerinë Kombëtaretë Arteve. Juria e Çmimit Onufri do të jetë e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të arteve pamore.