E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winehouse, topless ne Karaibe

Amy Winehouse eshte fotografuar topless, ndersa ndodhej me pushime ne ishullin Santa Lucia ne Karaibe. Revistat britanike kane publikuar foto te kengetares 26-vjecare, qe kishte shtuar disa kilograme dhe kishte humbur pamjen e saj prej skeleti.

Ato kane komentuar gjendjen e mire fizike te Amy, qe mund ta kete fituar betejen me drogen, pasi i eshte kushtuar palestres dhe shendetit.

Megjithate, Winehouse perballet me nje ceshtje gjyqesore, divorcin me bashkeshortin Blake Fielder-Civil, qe ka kerkuar 1,2 milione euro. Fielder kerkon qe te paguhet dhe ne kembim nuk do te dorezoje ne shtyp nje liber per martesen e tyre.

Fielder-Civil, i kthyer ne burg per perdorim droge, me pare kishte deklaruar se nuk kishte interes per parate e se shoqes.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›