E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coutinho huazohet në Espanyol

Klubi katalan Espanyol ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Interit, Philippe Coutinho në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

19 vjeçari nuk zë vend në ekipin bazë të Nerazzurrëve dhe është dërguar në Espanyol për të fituar përvojë.

“Do të jem në Espanyol për pesë muaj, kam nevojë të luaj. Këta janë muaj të rëndësishëm para Olimpiadës, pas së cilëve do të kthehem në Inter. Shpresoj që skuadra ta fitojë Kampionatin. Bashkëlojtarët e mi më kanë uruar fat” deklaroi Coutinho për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›