Toni në Al-Nasr

Juventus ka konfirmuar se sulmuesi Luca Toni është larguar nga klubi duke arritur marrëveshje me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Nasr.
Toni, 34 vjeç ndahet me Bianconerët vetëm 12 muaj pas ardhjes në klub si transferim i lirë nga Genoa. Ai realizoi dy gola në 15 paraqitje për Juventusin, por nuk luajti në asnjë ndeshje deri më tani gjatë këtij sezoni dhe zgjoi interesim nga Al-Nasr.
Toni, gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë skuadra përfshirë Palermon, Fiorentinën dhe Bayern Munichun ku fitoi Bundesligën më 2008.