E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Covid- 19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë, 338 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid- 19 në vendin tonë. Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar 338 raste të reja me persona të infektuar me COVID-19, ndërsa është shënuar edhe një humbje jete, një 47-vjeçar nga Pogradeci.

“Janë kryer 1108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 338 qytetarë, në këto bashki: 116 në Tiranë, 17 në Lushnje, 15 në Durrës, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Fier, Elbasan, nga 10 qytetarë në Lezhë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Sarandë, nga 8 qytetarë në Kamëz, Vlorë, nga 7 qytetarë në Shijak, Divjakë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Himarë, Berat, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Korçë, Maliq, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Krujë, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Kurbin, Mat, Memaliaj, Pogradec, Kolonjë, Peqin. Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Statistika (27 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            338

Të shëruar në 24 or렠        317

Të shtruar në spitale             19

Humbje jete në 24 or렠         1

Testime ditore                    1108

Testime totale               1,958,354

Raste pozitive                  327,153

Raste të shëruara              320,000                                                                                              

Raste Aktive                        3,572

Humbje jete                         3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiran렠                          1,651

Fier                                    356

Elbasan                              261

Durrës                               257

Shkodër                             246

Vlor렠                                211

Korç렠                               207

Gjirokastër                        120

Berat                                   108

Lezh렠                                 89

Dibër                                     52

Kukës                                    14

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›