Për herë të parë, zbulohet dioksid karboni në një ekzoplanet

Për herë të parë është zbuluar dioksid karboni në atmosferën e një ekzoplaneti nga teleskopi hapësinor James Webb. Është ekzoplaneti WASP-39b, një supergjigant i nxehtë që rrotullohet rreth një ylli si Dielli ynë, rreth 700 vite dritë nga Toka.
Dioksidi i karbonit është një komponent kyç i atmosferës së Tokës dhe, ndër të tjera, lidhet me “efektin serë” dhe ndryshimet klimatike. Zbulimi i dioksidit në ekzoplanetet e largëta është një hap i rëndësishëm përpara në kërkimin e botëve ndoshta miqësore për zhvillimin e jetës.
Studiuesit thanë se ishte “hera e parë që dioksidi i karbonit zbulohej qartë në një planet jashtë sistemit diellor”.
ËASP-39b lëviz shumë afër yllit të tij, në një të tetën e distancës Diell-Merkur, kështu që ekzoplaneti ka një temperaturë prej rreth 900 gradë Celsius. Për shkak të kësaj nxehtësie të lartë, atmosfera e ekzoplanetit zgjerohet, duke rezultuar që ekzoplaneti të jetë rreth 35% më i madh se Jupiteri, planeti më i madh në sistemin tonë diellor./ CNN
/rtsh.al/