E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

COVID/ Një humbje jete dhe 354 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vend si pasojë e COVID, teksa janë regjistruar 354 raste të reja infeksioni. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID një qytetare nga Tirana 53 vjeçe.

Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki:  86 në Tiranë, nga 22 qytetarë në Durrës, Lushnje, 19 në Fier, 18 në Devoll, nga 16 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 13 në Lezhë, 12 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 7 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Kavajë, Patos, Peqin, Gramsh, nga 5 qytetarë në Pukë, Dimal, Elbasan, nga 4 qytetarë në Kamëz, Dibër, Korçë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Roskovec, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Maliq, Kuçovë, Cerrik, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Mirditë, Mat, Selenicë, Memaliaj.

Janë 3,552 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Janë shëruar 490 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,683 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 354

Të shëruar në 24 orë 490

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1205

Testime totale 1,957,246

Raste pozitive 326,815

Raste të shëruara 319,683

Raste Aktive 3,552

Humbje jete 3,580

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,617

Fier 373

Korçë 254

Durrës 247

Elbasan 242

Vlorë 230

Shkodër 227

Gjirokastër 116

Berat 111

Lezhë 78

Dibër 44

Kukës 13

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›