E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Covid 19, 152 qytetarë janë ende aktivë

152 qytetarë janë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale. 

Sipas saj gjatë 24 orëve të fundit pas 167 testimeve të kryera pesë persona kanë rezultuar pozitivë. 

Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbje jete si pasojë e COVID-19 dhe ka 13 qytetarë të shëruar. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. 

Edhe më tej Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. 

Ajo kujton qytetarët se vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, kujton popullatën Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›