Covid-19/ MSHMS: Në 24 orët e fundit 30 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale (MSHMS) ka publikuar të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit raportohet se janë kryer 470 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 30 qytetarë, në Bashkitë: 8 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Durrës, Dibër, Berat, Dimal.
MSHMS bën të ditur se janë 197 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,975 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 30 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 470
Testime totale 2,019,544
Raste pozitive 332,768
Raste të shëruara 328,975
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 144
Fier 20
Vlorë 12
Gjirokastër 8
Kukës. 3
Durrës. 2
Berat. 2
Shkodër 2
Dibër. 2
Lezhë. 1
Elbasan. 1
/rtsh.al/