E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nata e ndërrimit të viteve, korçarët ruajnë traditën e festimit në familje

Darka e vitit të ri është një traditë e hershme për qytetarët korçarë. Kjo traditë ruhet ende sot, kur në natën e ndërrimit të viteve, ata preferojnë të mblidhen në familje e të përcjellin urimet për një vit të mbarë.

Madje edhe emigrantët e zgjedhin këtë festë për t’u bashkuar në ngrohtësinë familjare

Shumë të pakta janë rastet kur qytetarët korçarë preferojnë të vizitojnë një vend të huaj, për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Kjo, referuar faktit që tek agjensitë turistike ka shumë pak prenotime të paketave disa ditore, duke nisur nga data 30 dhjetor deri në 5 janar.

Sipas agjentëve turistikë në Korçë, në ndryshim nga festat e nëntorit, ku kishte interes për përzgjedhjen e destinacioneve kryesisht në Evropë, për festën e fundvitit nuk ka pasur interes. Kjo, ndikuar edhe nga kushtet ekonomike

Në vitet e kaluara qytetarët korçarë kanë shprehur interes për të kaluar festat e fundvitit kryesisht në shtetin grek dhe në Maqedoninë e Veriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›