Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, 38 të infektuar, 17 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe se nga 581 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 38 qytetarë, ndërsa 17 pacientë janë shëruar.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnjë, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq. Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,948 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njo0ftimin e MSHMS-së.
Statistika ( 29 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 581
Testime totale 1,996,731
Raste pozitive 331,783
Raste të shëruara 327,948
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 158
Vlorë 26
Fier 11
Berat 11
Durrës 10
Gjirokastër 9
Shkodër 4
Elbasan 3
Lezhë 3
Korçë 3
Kukës 1
Dibër 1
/rtsh.al/