Programi “Summer Work and Travel”, 10 studente përfitojnë eksperience pune në Amerikë

“Summer Work and Travel” është programi i Shkëmbimit Kulturor, i cili u jep mundësinë studentëve të jetojnë dhe punojnë në ShBA gjatë pushimeve të shkollës në verë.
Studentët përfitues të programit “Summer Work and Travel”, sapo janë kthyer nga Amerika në Gjirokastër, ku vijojnë studimet në degë të ndryshme në universitetin “Eqrem Cabej”. Pasi kanë punuar për tre muaj në Amerikën e Veriut ata shprehen mbi eksperiencën e përfituar dhe mbresat që i ka lënë udhëtimi aty.
Zv/rektori Jaho Canaj thotë se pjesëmarrja e studentëve në programin “Summer Work and Travel” është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri e të tilla bashkëpunime do të vijojnë edhe me vende të tjera.
Ndërkombëtarizimi është ndër prioritetet e universitetit “Eqrem Cabej” në të gjitha fushat dhe aspektet, ku dhe studentët do të jenë pjesë e universiteteve perëndimore përmes programeve të ndryshme të BE.
/rtsh/