E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Psikologë në kujdesin shëndetësor, brenda vitit, 50 qendra socio-shëndetësore

Shërbimi i psikologut për herë të parë do të ofrohet edhe në qendrat shëndetësore. Mjekët e familjes në përdishmërinë e tyre hasin shpesh problematika të shëndetit mendor, të cilat pas pandemisë dhe tërmetit por edhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme që pacientët kalojnë, janë agarvuar. Për herë të parë pranë qendrave shëndetësore do të ofrohet edhe shërbimi i psikologut, ndonëse fillimisht në 50 qendra.

Aplikimet nga ministria e Shëndetësisë janë hapur dhe ofrimi i këtij shërbimi pritet t’i kthejë këto qendra fillimisht në qendra socio-shëndetësore.

Një psikolog do të ketë për detyrë të trajtojë pacientë me sëmundje të rënda, veçanërisht kur ata mësojnë për diagnozën e tyre që mund të jetë e pashërueshme për ta përballuar këtë situatë më lehtë. Deri më tani ky shërbim është ofruar vetëm në spitale dhe qendra të shëndetit mendor.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›