S’e lëshojnë Bylbylin

Përkundër insistimit të Hysit, KEK-u nuk e ka lëshuar trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Pas rezultateve të mira në pranverë, “Elektricistët” janë bërë pretendentë seriozë për titull të kampionit, kështu që janë këmbëngulës që ata të vazhdojë t’i udhëheqë trajneri aktual. Spekulimeve të vazhdueshme u ka dhënë një pikë të hënën kryetari i klubit nga Kastrioti (ish Obiliqi), Istref Klinaku.
“Kjo është një dezinformatë dhe një absurditet. Është e vërtet se kemi biseduar me zyrtarët e Hysit para ndeshjes me Vëllaznimin, por tash kemi gjasa reale për ta fituar titullin dhe në fund erdhëm në përfundim që trajneri Sokoli të mbetet me ne deri në fund të sezonit, e më pas flasim nëse do të largohet apo jo”, tha ai për Express.
Sipas tij, trajneri Sokoli është i kënaqur tek KEK-u dhe nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet. “Ne i kemi gjasat 90 për qind më të mira sesa Hysi për t’u bërë kampion, kështu që nuk është e logjikshme që Sokoli të largohet në këtë periudhë të sukseseve, për të shkuar në një ekip që nuk dihet se si do ta përfundojë sezonin. Ai është i kënaqur këtu”, vazhdoi Klinaku.
Në anën tjetër, udhëheqësit e Hysit kanë pritur përgjigje tërë ditën e hënë, por nuk arritën t’i bindnin ata të KEK-ut, të paktën deri mbrëmë. “Ne jemi ende në pritje të një përgjigjeje nga ana e zyrtarëve të KEK-ut. Ne jemi marrë vesh me trajnerin, por presim një konfirmim nga KEK-u. Pronari i klubit kërkon që Sokoli të jetë me ne gjatë këtij sezoni, por edhe në dy vjetët vijues”, ka thënë të hënën mbrëma sekretari i Hysit, Agim Luta.
Ndërsa, akteri i gjithë kësaj ngjarjeje, Bylbyl Sokoli, gjatë të hënës ishte në udhëkryq. Ai priste takimin e udhëheqësve të të dyja klubeve, për të ardhur deri tek një zgjidhje. Sokoli thoshte se pranon të transferohet tek Hysi, nëse merren vesh palët, por që nuk do të mbetej keq edhe po ta vazhdojë punën tek KEK-u.
Sekretari i Hysit, Agim Luta, në fund ka thënë se, nëse dështon angazhimi i Bylbyl Sokolit, ekipin deri në fund të sezonit do ta udhëheqë shtabi teknik aktual, me në krye Arbnor Morinën.