E Hënë, 2 Nëntor 2026

Cristiano Ronaldo përmbys Gjermaninë, Portugalia në finale

Portugalia rikthehet në finalen e Ligës së Kombeve, e arrin këtë duke mposhtur Gjermaninë, me përmbysje, 2-1. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por gjermanët u treguan më të mirë me raste, me Goretzka dhe Woltemade.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë me Wirtz që vendos epërsinë për gjermanët, por midis minutës së 63-të dhe të 68-të, së pari Conceiçao me një gol të bukur dhe më pas Ronaldo përmbysin rezultatin.

Gjermania u përpoqën, por rrezikuan të pësojnë dhe golin e tretë. Portugalia shkon në finale, duke pritur fituesin e ndeshjes Spanjë-Francë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›