E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ysni Ismaili, përforcimi i parë i Dinamos

Dinamo ka zyrtarizuar blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi blu njofton se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Ysni Ismaili, që ka spikatur me fanellën e Vorës në këto sezonet e fundit. 23-vjeçari është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë.

“Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin  tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai aktivizohet  në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora.

Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i “Nëndetëses” në këtë merkato vere”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›