Criticize This, pa Kosovën

Projekti partneristik rajonal Criticize This u ka bërë thirrje kritikpve nga fusha e letërsisë, dhe arteve vizive e performuese nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia që të marrin pjesë në modulin e tretë edukativ, i cili do të mbahet nga gjysma e muajit maj deri në fund të tetorit 2012.
Projekti Criticize This merret me edukimin e kritikëve të rinj nga fusha e letërsisë artit viziv dhe atij performues, si dhe me shqyrtimin e rolit të artit në shoqërinë moderne. Nëpërmjet moduleve edukative, punës mentorial, ligjërimit të ekspertëve, takimeve me artistë dhe shkrimeve të vazhdueshme kritike për produksionin e artit modern, pjesëmarrësit e projektit Criticize This merren me artin modern që edhe vetë është kritik ndaj realitetit në BeH, Mal të Zi, Kroaci, Serbi... Nëpërmjet një qasje të gjithanshme, gjegjësisht me hedhjen e vështrimit edhe në oborrin fqinj, projekti në fakt shqyrton formatet tashmë të etabluara dhe ofron lexime të reja të produksionit të artit modern në këto hapësira.
Projekti përfshinë shkrimin e kritikave, bashkë me punët mentoriale, udhëtimet studimore në rajon dhe publikimin e kritikave dhe eseve nëpër portale (si Booksa, Elektrobeton, Kulturpunkt, Plima dhe SEEcult), por edhe në web-faqen e projektit Criticizethis.org, dhe në shtojcën që do të botohet në tvistin javore kroate ‘Novosti’ dhe në gazeta ditore ‘Danas’ (Serbi) dhe ‘Pobjeda’ (Mali i Zi).
Fokusi i teksteve kritike do të jetë problematizimi e tri temave:
përballja me të kaluarën, identiteti dhe transformimi shoqëror.
Ndryshe, kritikave dhe eseve të pjesëmarrësve do t’iu paguhet nga një honorar, ndërkohë që të gjitha shpenzimet e udhëtimeve do të mbulohen nga organizatori.
Partnerë të projektit Criticize This janë (Elektro)Beton.net (Serbi), Booksa.hr (Kroaci), Kulturpunkt.hr (Kroaci), Plima.org (Mali i Zi), dhe SEEcult.org (Serbi). Projekti realizohet në kuadër të programit “Kultura 2007-2013” që sponsorohet nga bashkimi Evropian.