Tiranë, tërhoqi lekët në bankomat, hajdutët e rrahin dhe grabisin
TIRANE-Dy persona kane grabitur e plagosur një person sot në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme pranë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi”. Policia bën me dije se shtetasi me mbiemër Dumi ka tërhequr nga banka një sasi prej 450 mije lekësh të vjetra dhe është nisur në drejtim të banesës së tij.
Ndërsa dy grabitësit që ishin në dijeni të këtij veprimi e kanë ndjekur derisa në një prej rrugicave të zones e kanë arritur, i kanë thyer xhamin e makinës, kanë qëlluar me qytën e pistoletës Dumin dhe i kanë grabitur sasinë e parave që kishte tërhequr nga banka. Ndërkaq policia është vënë në kërkim të autorëve të ngjarjes, ende të paidentifikuar.
(d.b/News24/BalkanWeb)