Cruz dashurohet në “Piratët”
Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:31
Penelope Cruz i pëlqejnë rolet e problematikëve! Aktorja – e cila luan krah Johnny Depp në pjesën e re të filmit “Pirates of the Caribbean – ka thënë se gjithmonë ka adhuruar piratët kur ka qenë fëmijë.
“Që nga ajo kohë kam dashur që të luaj rolin e një pirati, madje kjo ishte një ëndërr që e kisha që në moshën 3 vjeçare”, tha ajo.
“Më kujtohet se si me shokët e mi luaja gjithmonë rolin e pirates dhe gjithmonë ndihesha mirë”.