E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano mbetet në Milan

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:58

Antonio Cassano nuk synon të largohet nga Milani gjatë verës ka theksuar menaxheri i tij Beppe Bozzo.

E ardhmja e sulmuesit italian në San Siro është vënë në dyshim menjëherë pasi Rossonerët siguruan Scudetton.

Mirëpo, i kontaktuar nga Sky Sport 24, Bozzo ka përjashtuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga Milani.

“Antonio do të mbetet në Milan. Ai është shumë i lumtur këtu dhe nuk ka arsye pse të largohet” tha Bozzo. Cassano ka kontratë me Milanin deri më 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›