E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çuçi: Shqipëria dhe Britania do të forcojnë luftën kundër emigracionit, por edhe integrimit të shqiptarëve

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar se Shqipëria dhe Britania do të forcojnë luftën kundër emigracionit dhe të dy vendet do të zhvillojnë operacion kundër emigracionit.
Në seancën parlamentare të së enjtes zoti Çuçi ka hedhur më shumë dritë rreth marrëveshjes me Britaninë e Madhe për riatdhesimin e qytetarëve. “Kjo marrëveshje është në përputhje me legjislacionin vendas dhe atij ndërkombëtar. Garantimi i emigracionit të sigurtë, nga dhe përmes Shqipërisë mbetet një ndër objektivat e çështjeve të brendshme” tha ministri Çuçi. 
Ai tha se fenomeni i emigracionit shoqërohet dukshëm me trafikimin kontrabandë të qenieve njerëzore. “Siç e shpreha dhe në kalimin me homologen time, emigracioni i jashtëligjshëm nuk  mund të shtrohet pa rishikuar problemet e atyre të ligjshëm. Kam gjetur një mirëkuptim dhe homologia është shprehur e gatshme për integrimin e shqiptarëve në Britani” tha ministri i brendshëm Bledi Çuçi.
Vlerësohet se në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet prej afro 100 mijë shqiptarësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›