“Shqipëri e pastër” në Komisariatin Digital

Në Shqipëri qeveria ka krijuar një kanal i posaçëm në aplikacionin Komisariati Dixhital, ku gjithkush mund të denoncojë krimin mjedisor. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale. “Gjithkush nga ju mund të kontribuojë për Shqipërinë e Pastër, duke denoncuar krimin mjedisor dhe çdokënd, kudo, në këmbë a me makinë që hedh plehra rrugëve!
Ju lutem ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë dhe që turpërojnë Shqipërinë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike” shkruan zoti Rama.