Cudia e radhes e zotit Uidhers Nga Aleksander Frangaj
Eshte hera e pare qe shkruaj per nje ambasador, por jo i pari rast qe nuk pajtohem me gafat e tyre. Jane jo te pakta qendrimet dhe deklaratat e cuditshme te tyre, te cilat na kujtojne nje Shqiperi te muajve te pare te pluralizmit apo te demokracise ne vendin tone. Atehere i shihnim e i degjonim si perendine, por ngadale kuptuam se keta jane vec ca punonjes administrate te huaj dhe jo ne cdo rast njerez te mencur. Dhe prandaj kam menduar gjithmone se nuk ia vlen te replikosh, por t'i degjosh, aq sa duhet degjuar nje mendim i nje qytetari te zakonshem. Fatmiresisht keshtu ka ndodhur me shumicen e mediave dhe politikes ne Shqiperi. Deri para disa vitesh, cdo takim i nje kryeministri apo ministri me nje ambasador, ishte lajm i pare ne ekranet e televizioneve, madje jo vetem takimet zyrtare, por edhe kafet ne "Rogner". Sot kjo gje pothuaj eshte eliminuar. I vetmi qe e riktheu kete pervoje te keqe, qe askund ne boten e qyteteruar nuk ndodh, eshte zoti Uidhers. Zoteria ne fjale, sidomos pas Gerdecit, ka qene prezent ne ekranet tona me shume se Presidenti yne i Republikes, dhe jo vetem per politike, apo per cdo seminar ku merr pjese, por edhe kur takohet me femije, edhe kur tregon perralla, edhe kur tenton te beje humor te "Portokalli", edhe kur tregon si e ka njohur gruan e tij, e shume te tjera si keto. Ne fakt per kete nuk eshte ai fajtor, por mediat tona, perfshi edhe timen. Nuk mendoj se ambasadori amerikan ne Itali, Greqi, Mal te Zi, France apo Gjermani, mund te dale ne lajmet e televizioneve kombetare, sa here del nga zyra e tij. Por, nuk eshte ky problemi, le te dale ne televizion se nuk i prish pune kujt, por a mund te heshtet kur Uidhers sulmon edhe Parlamentin per nje vendim sovran? Dhe kjo nuk ka te beje me faktin se ai me ka sulmuar mua personalisht. Dje, zoti Uidhers na beri thirrje ne gazetareve te themi te verteten. Po, por duhet te themi qe, dje, zoti Uidhers beri nje gabim. Ai ishte i shqetesuar se Parlamenti kish votuar kunder emerimit te nje gjyqtari ne Kushtetuese, dhe kete e konsideroi si trysni politike mbi procesin e perzgjedhjes se kandidateve. Kjo akuze dhe kjo nderhyrje eshte krejtesisht flagrante dhe e paprecedente. Uidhers ne kete rast ia kaloi edhe kryetarit te opozites me qendrimin e tij. E drejta e perzgjedhjes se kandidateve, eshte ekskluzivitet i Presidentit te Republikes, ashtu sikurse votimi ne Parlament eshte ekskluzivitet kushtetues i shumices. Askush nuk mund t'i imponohet Presidentit per emrat qe ai mendon te propozoje, por nga ana tjeter, askush nuk ka te drejte te gjykoje voten e ligjvenesit, persa kohe keto jane te drejta kushtetuese. Uidhers e konsideron politik kete veprim, por ky eshte nje tjeter naivitet, sepse nuk ka qytetar qe mos ta dije se Parlamenti perbehet nga politikane. Parlamenti eshte nje perzgjedhje politikanesh, te ngjyrave te ndryshme, ku shumica e tyre, me votat e tyre kthejne ne ligje dhe vendime, vullnetin politik te shumices, mjafton qe kjo te jete ne perputhje me Kushtetuten. Nje kandidat per t'u votuar ne Parlament, duhet te plotesoje kriteret e percaktuara ne ligj, te gezoje besimin e Presidentit per ta propozuar dhe te fitoje mbeshtetjen e deputeteve per ta votuar. Dhe fiks keshtu ka ndodhur. Nga ana tjeter duhet t'i kujtoj z. Uidhers se shqiptaret ndjekin zhvillimet ne vendin e tij, ku refuzimi i kandidaturave te Presidentit te SHBA, nga Senati amerikan, eshte nje gje krejt e zakonshme dhe se askush nuk e sheh te cuditshem, faktin e te qenit rrezim politik. Nderhyrja e Uidhers per kete ceshtje, e komprometoi keq figuren e tij ne kete fund mandati. Jo se ishte rasti i pare, por nese perdite e degjojme te flase per respektim te ligjeve, dje doli edhe kunder te drejtes elementare te perfaqesuesve te popullit shqiptar, te drejtes se votes se tyre ne perputhje me Kushtetuten.