E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, 15 viktima nga përmbytjet

Bilanci i viktimave të përmbytjeve më të rënda për Poloninë gjatë dekadës së fundit ka arritur në 15 të vdekur. Situata e rëndë e përmbytjeve është përhapur dhe më në veri ndërsa raportohet dhe për shpërthimin e një dige. Dëmet e rreshjeve të dendura të ditëve të fundit kanë arritur në më tepër se 2 miliardë euro, thonë ekspertët ndërsa janë evakuuar me mijëra banorë nga banesat e tyre përgjatë lumit Vistula.

Situata ishte vecanërisht dramatike rreth 80 km në veriperëndim të Varshavës, ku një vrimë rreth 50 m u shkaktua nga presioni i ujit në një digë. Pas rreth një jave përmbytjeje uji i digës po fillon të bjerë thonë ekspertët, ndërsa qeveria ka akorduar një fond prej 45 mijë dollarësh për t’u ardhur në ndihmë viktimave të prekura nga përmbytjet.

Varshava zyrtare ka kërkuar ndihmën financiare të Bashkimit Europian për t’u përballur me situatën e vështirë të krijuar në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›