E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cuper vazhdon në Greqi

Pasi ka dhënë dorëheqje nga bankina e Gjeorgjisë, trajneri argjentinas Hector Cuper, do ta vazhdojë karrierën e tij në Greqi.

Ish trajneri i Mallorcas, Valencias, Interit e Parmës, ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në muajin qershor me klubin grek Aris Selanik. Zyrtarizimi i këtij transferimi është bërë të martën në mesditë.

Kontrata natyrale e argjentinasit me Federatën Gjeorgjiane të Futbollit do të përfundonte në dhjetor, por ai vendosi ta mbyllte atë më herët, pasi nuk arriti suksesin e duhur me gjeorgjianët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›