E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ventola në Novara

Klubi italian Novara, e ka bërë një gjuajtje të madhe. Klubi në të cilin aktualisht luajnë dy futbollistët kosovarë, Samir Ujkani dhe Rijat Shala, i ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian Nicola Ventola.

31 vjeçari, i cili në të kaluarën luajti për Inter, Torino e Atalanta, do ta përforcojë pa dyshim repartin ofanziv të ekipit nga liga e tretë italiane, i cili synon që të ngritet në Serie B. Ventola ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Novaran, deri në qershor të vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›