Curi: Ja pse Presidenti zgjodhi të sqarohej për ligjin e Komisioneve Hetimore

Analisti Arjan Curi, bëri të ditur në emisionin “3D’ në RTSH, se presidenti, Bajram Begaj ka pasur të gjithë vullnetin për ta kthyer ligjin për Komisionet Hetimore. Sipas tij, në këtë kuadër ishte dhe vajtja e tij në Kuvend.
“E ka merak pajtimin e palëve. Duket sikur nuk e ka, por në të vërtetë ai e ka merak këtë pajtim. Nga ana tjetër, ai i ka edhe duart e lidhura. Nëse palët do kërkonin konsensus do ta kthente ligjin. Nuk e realizoi. Bardhi dhe të tjerë nuk ja mundësuan. Begaj e ka mbajtur 20 ditë ligjin. Ka pritur gjatë që palët të kishin komunikim. Kushtetuta e detyron të dalë me dekret. Ligji është politik dhe është shtrëngues, më i keq se i vjetri, por nuk ka elementë antikushtetues. Ja kanë thënë edhe këshilltarët e tij ligjor. Madje shumë nga këshilltarët e tij ligjor kanë qenë në PD.”, tha Curi.
/rtsh.al/