Sherr dhe fyerje/Kalaja:Je zvarritur pas Berishës. Kulluri: Ti që vjen nga Blushi s’më tregon dot PD

Në emisionin ‘3D’ në RTSH ka pasur një debat me tone të forta mes anëtarit të kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, dhe avokates së “Rithemelimit”, Adriana Kalaja.
Kulluri ka akuzuar Kalanë se ka deklaruar se ka dashur të pushtojë ambasadën amerikane, një veprim ky që, sipas tij, e ka bërë vetëm Ajatollahu në Iran. “Ti vjen nga ‘Libra’ e Ben Blushit.
Ndërsa Kalaja ka reaguar duke e akuzuar Kullurin se është zvarritur pas çdo kryetari partie dhe se po ta kishte dëgjuar populli shqiptar në 2020 nuk do të ishte sot në këtë gjendje që është.
Debati
Kalaja: Deri dje zvarritej pas Berishës. Tani zvarritesh pas atij tjetrit.
Kulluri: Ti vjen nga ben blushi. Ik pushto ambasadën amerikane. Vetëm Ti dhe Ajatallahu keni dalë me pusthuar ambasadën amerikane. Keni dashur të pushtoni ambasadën amerikane. Pyet kapon tënd nëse jam zvarritur ndonjërit.
Kalaja: Jam krenare për Libran. Po të më dëgjonte mua populli shqiptar në 2020 s’do ishim këtu ku jemi.
/rtsh.al/