E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalaja-Kullurit: Je zvarranik! Kulluri: Merr ksanaks, shko pushto Ambasadën Amerikane!

Momente tensioni u shënuan në emisionin 3D me teme “Mosbindja nuk njeh gjini”.

Juristja e PD Adrian Kalaja dhe Edvin Kulluri  shkëmbyen replika të ashpra mes tyre ndërsa ju referuan pozicioneve të tyre në grupimet e PD.

Zonja Kalaja e rreshtuar në grupimin e Rithemelimit të zotit Berisha tha se ” Kam një kryetar partie që e respektoj për gjithë kontributin që ka dhënë për demokracinë shqiptare”. 

Me një fjalor të ashpër dhe fyes ajo ju drejtua zotit Kulluri duke i thënë se kishte punuar vetëm për interesat e tij personale.

Po me të njëjtën monedhë ju përgjigj edhe zoti Kulluri ndërsa i kërkoi zonjës Kalaja që të qetësohej. “Merr ksanaks, shko pushto Ambasadën Amerikane!” i kujtoi ai një konflikt të vjetër zonjës Kalaja.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›