E Martë, 3 Nëntor 2026

Curi: Unë i kam shtyrë ditët e lirisë Metës. Dosja e tij është kthyer për plotësime

Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH 1 se dosja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është kthyer për ‘plotësime’ dhe në momentin që do bjeri vëmendja ndaj kësaj çështje, SPAK do të ekzekutoi vendimin që ka marr për të dy personazhet e rëndësishëm të politikes.

“ Gjyqtari i hetimeve paraprake e ka kthyer dosjen për plotësime dhe në momentin që kjo do të

sfumohet  do të merret masa shtrënguese” shtoi ai.

Sa herë që them unë që do arrestohet Ilir Meta, u shpreh Curi,  aq më shumë herë do të shtyhet ekzekutimi i masës ndaj Meta-Kryemadhi.

“Ndoshta z. Gjokutaj, në një debat dhe batuta jo fortë të këndshme që kemi shkëmbyer, nuk e do këtë gjë por e kërkon Ilir Metën me arrest shtëpie që ta ketë një klientë në një situatë të disfavorshme.  Sepse avokati sa më keq që ta ketë klientin, aq më shumë i merr para”.

Gjithashtu ai tha se, “dëshira ime nuk është që të hetohet apo të gjykohet Ilir Meta në arres shtëpie apo në burg, por me detyrim paraqitje ose me ndalim të largimit nga vendi. Duke e deklaruar unë që është gati masa ndaj Ilir Metës, SPAK është frenuar dhe i kam shtuar ditët e lirisë Metës”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›