Curri: SPAK është “i kapur” nga Amerika. Larg qoftë të binte avioni, do kishim mbetur pa SPAK

Analisti, Arian Curri, është i mendimit se termi ‘drejtësi e pavarur’ është një klishe për qytetarët pasi nuk ka institucione dhe drejtësi të pavarur. Sipas tij, edhe vetë Spak është i kapur nga Amerika, nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane.
“S’ka asgjë të pakapshme. Ideja është që i kapur SHBA. Na gëzon ky lajm. Drejtësia e pavarur është pallavër për publik. Ka një pjesë e SPAK që nuk është kapur ende nga mazhoranca. Lufta është e madhe, lobimet janë të mëdha. Do të ketë prap arrestime të mëdha. Udhëtoi e gjithë trupa e SPAK për në SHBA. Larg qoftë, po të binte avioni do kishim mbetur pa SPAK, dhe SHBA do fillonte nga e para ti gjente.”, tha Curri në emisionin ‘3D’ në RTSH.
/rtsh.al/