E Martë, 3 Nëntor 2026

Masa ndaj Berishës, Beqiri: Treni i drejtësisë tani u fut në shina

SPAK është tashmë në shinat e duhura për të bërë drejtësinë. Ky ishte komenti i avokat, Idajet Beqirit në emisionin ‘3D’ në RTSH, drejtuar nga Alban Dudushi.

Duke analizuar vizitën që trupa e SPAK bëri ditët e fundit në SHBA, Beqiri nënvizoi se SHBA dhe BE u bënë garante për të bërë Reformën në Drejtësi, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në mënyrë që shqiptarët të shkojnë dinjitoz në BE.

“SHBA, me investimin që kanë bërë në sistemin e drejtësisë bëhet e qartë që edhe SPAK, është i amerikanëve ‘de facto’, ndonëse ‘de jure’ është i joni. SPAK është frut dhe konceptim i amerikanëve. Kjo shihet edhe nga mënyra se si funksionon BKH-ja, që është si një FBI. Veprimi që ndodhi me Berishën dhe arrestimin e dhëndrrit të tij, janë dëshmi se SPAK po funksionon. Treni është futur tashmë në shina.”, tha Beqiri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›