E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri asiston në fitore

Bochum, 29 gusht - Mesfushori shqiptar Skerdilaid Curri ka asistuar në fitoren 1:0 të Erzgebirge Aues kundër Bochumit, të premten në xhiron e dytë të Bundesligës 2. 34-vjeçari Curri luajti deri në minutën e 68-të. Për Bochumin tërë ndeshjen luajtën mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe mesfushori Faton Toski. Mavraj u ndëshkua me karton të verdhë. Të premten në kategorinë e dytë gjermane 90 minuta luajtën edhe Enis Alushi e Jurgen Gjasula. Skuadra e Alushit Paderborni u mposht 1:0 nga Augsburgu, ndërsa FSV Frankfurti i Gjasulës humbi po ashtu me rezultat 1:0 nga Oberhauseni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›