West Hami refuzon të huazojë Behramin

Londër, 29 gusht - Skuadra angleze West Ham ka refuzuar të huazojë mesfushorin kosovar, Valon Behrami. Klubi i njohur italian Roma ka kërkuar që të huazojë Behramin për një vit. Por drejtuesit e klubit londinez kanë refuzuar kategorikisht një mundësi të tillë. Ata dëshirojnë që të shesin Behramin për të krijuar fond për blerjen e lojtarëve të rinj, shkruajnë të shtunën mediumet në ishull.