E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma zyrtarizon Burdisson

Romë, 29 gusht - Skuadra e Romës ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Interit, argjentinasit Nicolas Burdisso, shkruan të shtunën sajti zyrtar i ekipit roman. Burdisso 29-vjeçar me Romën ka firmosur kontratë katërvjeçare, ndërsa për transferimin e tij Interi ka përfituar tetë milionë euro. Paga vjetore e Burdissos te Roma do të jetë 4.5 milionë euro. Futbollisti argjentinas edhe edicionin e shkuar luajti te Roma në formë huazimi, ndërsa ditë më parë refuzoi ofertat nga Juventusi dhe Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›