E Diel, 1 Nëntor 2026

Cvetkoviç: Jemi afër zgjidhjes së krizës në veri të Kosovës

Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç, ka deklaruar se qeveria e Serbisë angazhohet për një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës, e cila do të mundësonte vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por edhe për pajtimin rajonal, mes të tjerash edhe të popullit serb dhe shqiptar.

“Jemi afër zgjidhjes së krizës në veri të Kosovës”, ka thënë Cvetkoviç, duke mos dashur të saktësojë se për çfarë zgjidhjeje bëhet fjalë, por theksoi se ajo nuk do t’u përgjigjet të gjithëve.

Ai në Forumin e mediave të Evropës Juglindore ka thënë se qeveria e Serbisë konsideron se çdo problem, madje edhe ai më i vështiri, duhet të zgjidhet me mjete paqësore siç është dialogu, e kurrsesi me dhunë.

Në pyetjen nëse Kosova dhe integrimi europian i Serbisë janë dy binarë të ndarë, përkatësisht nëse zgjidhja e statusit të Kosovës është kusht për vazhdimin e integrimeve, Cvetkoviç ka thënë se personalisht mendon se në këtë moment këto janë dy procese të ndara, po rnuk mund të përjashtojë që këto dy linja në të ardhmen të takohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›