Bulqizë, minatorët të vendosur për kërkesat e tyre

Minatorët e Bulqizës janë të vendosur të vazhdojnë grevën e urisë. 15 minatoret shprehen se nuk do të ndalen deri sa të plotesohen kërkesat e tyre.
Gjatë një trasmentimi satelitor të drejtpërdrejtë, ata shprehen se nuk do të dorëzohen. Ndërkohë ata kanë reaguar dhe ndaj letres që i ka ardhur nga Ministria e Ekonomisë, ku i kërkohet ndërprerja e grevës dhe të behet dialog konstruktiv mes palëve. Gjatë orëve të fundit është raportuar edhe për rëndimin e gjëndjes shëndetësore të dy grevistëve të tjerë, por ata nuk kanë pranuar ndërhyrje të mjekëve.
Minatorët që protestojnë prej rreth një muaji, të cilët njëkohësisht mbështesin edhe iniciativën e 15 grevistëve, vijojnë të këmbëngulin për më shumë vëmendje nga ana e qeverisë shqiptare kundrejtë kërkesave të minatorëve për përmirësimin e kushteve të punës.