Dështon sërish seanca ndaj “Bandës së Cërrikut”
Në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot në mëngjes mungonte një nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, duke detyruar trupën gjyqësore të pezullojë procesin.
Në këto kushte, Gjykata vendosi që ti drejtohet Ministrisë së Drejtësisë për marrjen e masës për avokatin që nuk ishte prezent në sallën e gjyqit.
Në këtë proces janë të pandehur 9 persona, të cilët akuzohen për vrasjen e 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe plagosjen e disa të tjerëve më 23 mars të vitit 1997 në Cërrik.
Të pandehurit janë: Met Bozi, Llazar Bicja, Arjan Toska, Roland Xhepexhiu, Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Entel Gashi.
Shumë nga këta persona janë arrestuar në vitin 2007 në disa operacione të organizuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.