E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruja: Reformat në polici kanë dhënë rezultate

Deklarata e kreut të qarkut erdhi gjatë një takimi prezantues e informues që zhvilloi sot me drejtuesit e strukturave të Policisë së Tiranës. Drejtori i Policisë së këtij qarku, Tonin Vocaj informoi prefektin mbi gjendjen e Strukturave te Policisë, situatën e rendit dhe sigurisë publike, tendencat e kriminalitetit, etj.

Ai theksoi masat e marra nga Policia për sigurinë rrugore, për sigurinë në shkollat e të gjitha niveleve, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndërhyrjet në raste të emergjencave civile.

Në fund të takimit zoti Kruja u siguroi drejtuesve të Policisë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucionit të Prefektit për Policinë e Tiranës dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin rigoroz të ligjit ne çdo hap të punës se tyre.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›