E Diel, 1 Nëntor 2026

“Riniring Plus” sjell për abonentët çmime të reja

“Eagle Mobile” lançoi ofertën më të re “RINIRING PLUS” që do të sjellë më shumë argëtim,  lehtësi dhe komoditet të mëtejshëm në komunikimin e abonentëve të këtij programi. Abonentët e “Riniring” përfitojnë falas 1000 minuta drejt grupit “Riniring”, 100 SMS drejt “Riniring” dhe 100 MMS drejt “Riniring”.

Për të përfituar nga kjo ofertë që vjen me çmime mjaft të përshtatshme, çdo abonent “Riniring” mjafton të bëjë një rimbushje me kartë 500 lekë në muaj (me TVSH) dhe të konfirmojë me një SMS pjesëmarrjen në këtë ofertë (SMS konfirmues kushton 500 Lekë me TVSH).

Pas SMS-së së konfirmimit, abonentët “Riniring” do të kenë mundësi të përdorin 1000 minutat, 100 SMS dhe 100 MMS përgjatë 30 ditëve në vazhdim. Abonentët do të mund të marrin maksimalisht 1 bonus për çdo 30 ditë. Për të kontrolluar sasinë e mbetur të bonusit përfituesit mund të dërgojnë SMS falas në numrin 55055.
            
Krahas kësaj, “Eagle Mobile” ka dhuruar mundësi të reja për klientët e programin tarifor standard me parapagesë (standard prepaid).

Çmimet e reja të kësaj tarife të “Eagle” janë tashmë akoma më tërheqëse se më parë. Thirrjet drejt numrave “Eagle” do të kryhen me vetëm 22 Lekë për min (pa TVSH), nga 25 Lekë për minutë që ishte më parë. Ndërsa thirrjet drejt operatoreve fiks janë ulur në 20 Lekë për minutë (pa TVSH).

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›