E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DAMASK – Kryeministri i ri al-Bashir u kërkon refugjatëve sirianë të kthehen

DAMASK, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri i ri i përkohshëm i Sirisë, Mohammed al-Bashir, u bën thirrje refugjatëve sirianë në mbarë botën që të kthehen në atdheun e tyre, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad.

“Apeli im u drejtohet të gjithë sirianëve jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka rifituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni!” tha al-Bashir.

”Pas përfundimit të sundimit të familjes al-Assad, tani është e nevojshme të rivendoset siguria dhe stabiliteti në të gjitha qytetet siriane në mënyrë që njerëzit të mund t’i kthehen jetës normale”, tha al-Bashir.

Bashir pritet të qëndrojë në detyrë deri në mars.

Ai tha se një nga qëllimet e tij më të rëndësishme do të ishte ”të ndihmonte vendin e shkatërruar nga lufta dhe se refugjatët sirianë të kthyer mund të luajnë një rol të rëndësishëm me përvojën e tyre të fituar jashtë vendit”.

“Ne duhet të rindërtojmë vendin tonë dhe ta rikthejmë në këmbë dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve” theksoi ai./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›