E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Sfungjeri bimor i prodhuar në Berat fiton terren në tregun europian

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Sfungjeri bimor i prodhuar në fushat e Beratit është produkti më i ri që po fiton terren në tregun europian nën markën “Made in Albania”.

Kultivimi i sfungjerit natyral, i cili zëvendëson sfungjerin sintetik, është bërë i mundur falë iniciativës së inxhinierit Rakip Belishaku nga Kuçi i Beratit.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë sipërmarrje të re, ndërsa shprehu respektin për njerëzit e punës si inxhinieri Rakip Belishaku, i cili është rikthyer në fshatin e tij të lindjes dhe ka investuar në kultivimin e sfungjerit natyral, një produkt ekologjik që zëvendëson sfungjerët sintetikë.

“Ky produkt që po tregtohet nën markën “Rinora”, falë edhe bashkëpunimit me një kompani gjermane, po fiton terren edhe në tregun europian nën etiketën “Made in Albania””, u shpreh Rama.

Sfungjeri bimor po prodhohet në Shqipëri nga një bimë e rrallë aziatike dhe konsiderohet një produkt miqësor me mjedisin dhe natyrën.

Sfungjeri bimor prodhohet nga bima e luffa-s, e cila origjinën e ka nga Azia. E ngjashme me kungullin, kur fruti i saj është i njomë mund të konsumohet për gatim, ndërsa kur thahet krijon një fibër, e cila shërben si sfungjer natyral.

1 nga 8

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›